F.B., infermier në Klinikën e Urologjisë është sulmuar sot në Prishtinë.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se infermieri është therur gjatë orarit të tij të punës në QKUK.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot më pra 14:35 Policia është njoftuar për një rast “therje me thikë” në QKUK, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi./Gazeta Sinjali/