image Policia e konfirmon gjetjen e dy personave pa shenja jete në "Emshir" të Prishtinës

Siguri

Policia e konfirmon gjetjen e dy personave pa shenja jete në “Emshir” të Prishtinës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se dy trupa të pajetë janë gjetur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Ali Vitia” në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Sipas burimeve të Sinjalit dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje dhe pastaj një vetëvrasje.

Një person i moshës rreth 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë një grua të moshës rreth 40 vjeç, e më pas edhe veten.

Gjetjen e trupave të pajetë të tyre në këtë lagje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor“, tha Borovci.

Aktualisht policia njofton se ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./Gazeta Sinjali/