image Policia e kap në Jarinje shtetasin e Serbisë që hyri ilegalisht në Kosovë

Siguri

Policia e kap në Jarinje shtetasin e Serbisë që hyri ilegalisht në Kosovë

news image

Sonte rreth orës 19:30 në pikën e kalimit kufitar në Jarinje është arrestuar një shtetas i Serbisë me iniciale M.S. (emër i njohur për redaksinë), me vendbanim në Novi Pazar, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga dega e kësaj gjykate në Leposaviq, për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Ky urdhërarrest ndaj tij ishte lëshuar për shkak se ai dyshohet se e ka kryer këtë vepër në vitin 2020 dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, pa u intervistuar nga organet e ndjekjes./Gazeta Sinjali/