image Policia e bllokon rrugën para pikës kufitare në Jarinjë

Siguri

Policia e bllokon rrugën para pikës kufitare në Jarinjë

news image

Rrugët që të shpijnë nga Mitrovica drejt pikave kufitare me Serbinë Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe përkundër heqjes së barrikadave, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare.

Nga Policia e Kosovës  nuk kanë treguar për Gazetën Sinjali se kur do të hapen pikë kalimet Kufitar Jarinjë e Bërnjak për qarkullim.

Edhe në raporin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur sot se pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak janë të mbyllura.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori nga grupe serbësh.

Sot janë bërë 20 ditë  që pikë kalimet kufitare Jarinje e Bërnjak  ishin mbyllur si shkak i barrikadave  të ngritura në veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/