Dje rreth orës 13:50 një grua 37 vjeç është ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas verifikimit nga ana e zyrtarëve policorë, e njëjta ka rezultuar se është në kërkim policor nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se patrulla policore e ka marrë të dyshuarën dhe e ka dërguar në Prokurorinë në Pejë dhe më pas është liruar.