image Policia dhe Dogana zbarkon edhe në Shtërpcë, bastisen tri biznese

Siguri

Policia dhe Dogana zbarkon edhe në Shtërpcë, bastisen tri biznese

news image

Policia e Kosovës në asistim të Doganës së Kosovës sot ka nisur një aksion kundër kontrabandës në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Shtërpcë.

Gazeta Sinjali mëson se shënjestër e këtij aksioni janë tri biznese në komunën e Shtërpcës, të cilat dyshohet se kontrabandonin pije alkoolike dhe joalkoolike nga Serbia.

Sipas burimeve një depo është duke u kontrolluar edhe  në veri të vendit nga Policia Kufitare dhe dogana, nën dyshimet se malli i kontrabanduar është shpërndarë në disa vendet të tjera të Kosovës.

Bastisjet janë duke u kryer në Lagjen e Boshnjakëve.

Aksionin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se Policia Kufitare është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë pas operacionit”, deklaruan nga Policia.

/GazetaSinjali/