image Policia e Dogana konfiskuan 9 vetura në tregun e automjeteve në Prishtinë

Kosovë

Plan operativ/ Policia e Dogana konfiskuan 9 vetura në tregun e automjeteve në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë ndërmarr një operacion në hyrje të tregut të veturave në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit, Policia ka identifikuar dhe konfiskuar 9 automjete, për të cilat vozitësit e tyre e kanë shmangur tarifën e detyrueshme doganore, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosoves, konkretisht Njësia e Auto-Krimeve në kuadër të Drejtorise për hetimin e krimit të organizuar (DHKO) në bashkëpunim me Doganën e Kosoves , Njësinë per Reagim te Shpejt ,Njësinë e Trafikut Regjional dhe Stacionin Policor Qendra ne Prishtine kanë ndërmarr një operacion policor në hyrje të tregut të automjeteve në zonën Industriale në Prishtinë ku gjate kontrollimit të automjeteve në afërsi të tregut të veturave, në mesin e shumë automjeteve qe jane kontrolluar jane identifikuar (9) automjete, vozitesit e te cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore”, ka thënë Hoxha për Gazetën Sinjali.

Automjetet janë dërguar në terminalin doganor me përcjellje të Policisë, ndërkaq ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat ligjore.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se mbeten të perkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale, duke paralajmëruar se Policia “në vazhdimesi do të ndermerr operacione te tilla në funksion të zbatueshmerisë se ligjit dhe procedurave ligjore”. /Gazeta Sinjali/