Është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasje të rëndë në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’.
Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K).
Ai po shoqërohet në polici. Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë.