Policia e Kosovës ka arrestuar menaxherin e lokalit “Strip Depo” në Prishtinë, për shkak se i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e policisë dhe inspektoratit, raporton Gazeta Sinjali.
Policia dhe Inspektorët kanë kryer një kontroll në këtë lokal për të monitoruar zbatimin e masave antiCOVID.
Për shkak se këto masa nuk janë respektuar nga myshterinjtë në këtë lokal, policia i ka urdhëruar të gjithë që të largohen nga lokali.
Mirëpo, Gazeta Sinjali merr vesh se menaxheri i lokalit ka refuzuar që të zbatojë këtë urdhër, duke treguar sjellje arrogante ndaj zyrtarëve policorë dhe inspektorëve, për çka edhe është prangosur.
Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë një prononcim lidhur me këtë rast edhe nga lokali në fjalë, por të njëjtit kanë refuzuar të përgjigjen.
“Hajde bre ikë, Allahile”, thanë nga menaxhmenti i lokalit.
Policia dhe inspektorët janë duke dënuar të gjitha lokalet në rrugën “Rexhep Luci” dhe “Simon Shiroka” në kryeqytet, të cilat nuk po respektojnë masat antiCOVID./Gazeta Sinjali/