Tri gra dhe një burrë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia gjatë ditës së sotme ka kontrolluar banesat e të dyshuarve në Prishtinë dhe ka konfiskuar pajisje elektronike: katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.
Personat e dyshuar janë K.K, 49-vjeçar, A.M, 21-vjeçar, Xh.M, 31-vjeçar dhe A.R., 21-vjeçar.
“Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.