Dje në fshatin Vitomiricë të Pejës është arrestuar një person për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai u arrestua gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, ku policia gjeti dhe konfiskoi një pushkë gjuetie, si dhe katër fishekë.
Burime të Sinjalit nga prokuroria bëjnë të ditur se shtëpia e tij u bastis për shkak se ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sinjali merr vesh se personi i arrestuar është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/