Policia e Kosovës ka arrestuar një 54-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.
54-vjeçari është arrestuar sot në fshatin Kufc i Epërm në Novobërdë, gjatë një operacioni bastisje –kontrolli të policisë në shtëpinë e tij, lidhur me një rast të mëhershëm.
Policia ka njoftuar se gjatë këtij operacioni, në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet ndihmëse (hambarë), ka gjetur dhe ka konfiskuar, si dëshmi materiale:
• një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë,
• njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm,
• një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe
• dy karikatorë (cal. 7.62).
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/