image Policia bastis një shtëpi në Gjakovë, gjen mbi 1 kg marihuanë

Siguri

Policia bastis një shtëpi në Gjakovë, gjen mbi 1 kg marihuanë

news image

Njësia Policore e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar sot një aksion me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, në shtëpinë e një të dyshuari, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bastisi shtëpinë e 29-vjeçarit me iniciale M.B., ku mes tjerash ka gjetur 1 kg e 131 gram marihuanë.

29-vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot më, 24.06.2021, Njësia policore e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik-Gjakovë, ka realizuar një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit M.B., vl. 1992, m/k.”

“Gjatë kontrollit janë gjetur pos tjerash edhe 1 kg e 131 gr substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Me aktvendim të prokurorit I dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/