Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë personat që ishin duke i kërkuar për shkak të veprave të tyre penale, shkruan Gazeta Sinjali.
Në bazë raportit 24 orësh të PK-së, është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona që ishin në kërkim nga njësitet policore.
Një person është arrestuar dje në Klinë, rreth orës 12:15, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.
Po ashtu një person tjetër është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, dje në ora 21:04, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje .
Tjetër rast është në Mitrovicën e Jugut, pasi dje në ora 17:51, në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.