image Policia arreston tre persona në Suharekë, ishin përfshirë në një rrahje

Siguri

Policia arreston tre persona në Suharekë, ishin përfshirë në një rrahje

news image

Tre persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 22:37 në fshatin Neprebisht të Suharekës, pas një përleshje mes disa personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë hasur këta të dyshuar:

Xh. K., (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar),
S. K.,(viti i lindjes 1996, mashkull kosovar),
F.K., (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar), dhe
B.K., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).

Në njoftimin e Policisë thuhet se të lënduarve i është dhënë ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në QKMF-në në Suharekë.

Xh.K. dhe S.K. janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa F.K. dhe B.K. pas tretmanit mjekësor janë dërguar për intervistim në stacion.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar ndalohen për 48 orë, kurse i dyshuari XH.K lirohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/