Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës ka kryer një kontroll në fshatin Firajë të Gjakovës, në mëngjesin e së mërkurës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku-Shehu ka konfirumuar për Gazetën Sinjali se kontrolli i policisë është bërë në dy shtëpi dhe në disa objekte nën dyshimin për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike”.
Gjithashtu, nga prokuroria kanë pohuar për Sinjalin se policia ka konfiskuar një armë automatike AK-47, katër fishekë të revoles, një thikë ushtarake, një shufër metalike dhe një peshore elektronike.
Ndërkaq, i dyshuari F.K i cili dyshohet për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” gjendet në arrati, kurse i dyshuari tjetër R.K është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/