Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që të njëjtit i është gjetur arma e llojit CZ dhe 11 plumba, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga informatat e policisë i dyshuari është kontrolluar në rrugën “Dergut Vokshi”, afër shtëpisë së tij.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të tij rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./GazetaSinjali/