Policia e Kosovës dje ka arritur t’i arrestojë katër të dyshuar për vjedhjen e disa pllakave të metalit në gërmadhat e murgores dhe manastirit të Shën Pjetrit në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Vjedhja kishte ndodhur më 1 shkurt, por që Policia pas tri dite prangosi të dyshuarit, por nuk arriti t’i dërgojë të gjithë në qendrën e mbajtjes, pasi që njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vetura e Policisë.
Të dyshuarit pasi kishin vjedhur pllakat me vlerë arkeologjike, i kanë shitur më pas në hekurishte.
Në ndalim policor janë dërguar tre të dyshuarit e tjerë.