image Policia arreston dy persona si të dyshuar për përleshjen me thika në Pejë

Siguri

Policia arreston dy persona si të dyshuar për përleshjen me thika në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për incidentin që ka ndodhur të dielën në mbrëmje në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, ku një person u ther me thikë.

Përmes një njoftimi për media, policia njofton u ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njёrin nga tё dyshuarit. Pas njё pune operativo-hetimore, sot me datё 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur ta arrestojnё edhe tё dyshuarin e dytё”, thuhet në njoftimin e Policisë. /GazetaSinjali/