image Policia arreston babë e bir të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Graçanicë

Siguri

Policia arreston babë e bir të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Graçanicë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda prokurorisë, Sinjali mëson se të dyshuarit janë babë e bir, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur më 14 maj të këtij viti në fshatin Kishnicë të Graçanicës.

Sinjali pati raportuar se ata nuk i ishin bindur urdhrave të policisë që të ndalojnë në Graçanicë, por kishin vazhduar të drejtonin veturën me shpejtësi të madhe, në drejtim të Gjilanit.

Me këtë rast ata kishin shkaktuar rrezik edhe për zyrtarët policorë./Gazeta Sinjali/