image Babë e bir i ikin Policisë me veturë në Graçanicë - Detaje nga rasti

Politikë

Babë e bir i ikin Policisë me veturë në Graçanicë – Detaje nga rasti

news image

Një veturë me tabela të Kosovës dje nuk i është bindur urdhrit të Policisë për t’u ndalur në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali në momentin që Policia ka dhënë sinjal që të ndalojë, vetura ka vazhduar me një shpejtësi të madhe me ç’rast ka shkaktuar rrezik edhe për zyrtarët policorë.

Sipas këtyre burimeve, kjo veturë ka shkuar në drejtim të Gjilanit.

Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe prindin e tij që të paraqiten në stacion, por të njëjtit kanë refuzuar.

Rasti është hapur si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm/Kanosje”.

/GazetaSinjali/