image Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Siguri

Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

news image

Procesi mësimor ka filluar sot në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, pas një muaji grevë nga SBASHK-u, ku në kuadër të kësaj, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët, përcjell Sinjali.

“Ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes gjatë ngasjes së mjetit në zonën e shkollës”, thuhet në apelin e policisë.

Policia ka theksuar se siguria në rrugë është përgjegjësi për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu kujtojmë se greva në arsim ka filluar në datën 25 gusht, me kërkesën për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të ligjit të pagave.

Kjo gjë është hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës por ata kanë ofruar zgjidhje prej 50 eurosh me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit.

SBASHK-u të shtunën mori vendim për pezullimin e grevës deri në janar të vitit të ardhshëm. /GazetaSinjali/