image Policia anulon protestat në Kinë kundër masave mbi COVID-19

Botë

Policia anulon protestat në Kinë kundër masave mbi COVID-19

news image

Protestat e Kinës kundër kufizimeve të COVID – 19, që shpërthyen gjatë fundjavës duket se kanë rënë, pasi autoritetet fillojnë t’i shtrëngojnë.

Një prani e madhe e policisë është parë në disa qytete dhe disa tubime nuk u realizuan.

Protestat janë përhapur në të gjithë Kinën që kur një zjarr vdekjeprurës në një apartament në qytetin veriperëndimor të Urumqit ngriti shumë pikëpyetje mbi masat e ashpra kundër koronavirusit.

Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Protestat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë, raporton BBC.

Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi.

/GazetaSinjali/