image Policia aksion në Gjakovë, arrestohen tre persona për bixhoz të kundërligjshëm

Siguri

Policia aksion në Gjakovë, arrestohen tre persona për bixhoz të kundërligjshëm

news image

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm. Kjo po dëshmohet sidomos javëve të fundit me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra të dyshuarve gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar sot në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku Policia ka kryer një aksion te një lokal ku dyshohej se organizoheshin lojëra të tilla. Në këtë lokal, Policia ka arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar dhe të sekuestrojë pajisje të ndryshme.

Policia njofton se janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX”.

“Të arrestuarit janë pronari i lokalit, F. M., M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

I dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/