image Polici nga Peja bën tifo për kandidatin potencial të Vetëvendosjes

Kosovë

Polici nga Peja bën tifo për kandidatin potencial të Vetëvendosjes

news image

Kudo në vendet demokratike, policët përmbahen nga shfaqja në publik e preferencave politike, për shkak të misionit që ata kanë. Mirëpo, siç duket, polici i njësisë speciale në Pejë, Afrim Kasapi, ka bërë të kundërtën.

Ai ka shfaqur preferencat e tij politike duke bërë tifo për një kandidat të pa nominuar ende nga LVV, shkruan Gazeta Sinjali.

Kasapi në një postim të bërë para 11 orësh në Facebook e ka cilësuar, Gëzim Mekulin, si një person të drejtë dhe me respekt për kryetar të ardhshëm të Pejës.

Një njeri i cili ka një beground shumë të mirë dhe të pastër ku jeton dhe punon në diasporë, një person i tillë i vyn qytetit tonë të Pejës”, ka shkruar ndër të tjera polici Afrim Kasapi.

No description available.

Mirëpo, një veprim i tillë bie ndesh me misionin e policisë dhe aktet e tyre të brendshme, kjo sepse në ligjin për Policinë, në nenin 2 pikën 1.3. specifikohet që policët duhet të jenë të paanshëm dhe neutral me bindjet dhe pikëpamjet politike./Gazeta Sinjali/