Nga raportimi i sotëm i Sinjalit për shkelje të rregullave të trafikut nga vetë policia në Gjilan, është ndarë “i pakënaqur” një polic i kësaj komune.
Shkelja e ligjit nga vetë policia nuk përbën lajm e as shqetësim për zyrtarin policor, Ruzhdi Abdullahu nga Gjilani.
Ai është përpjekur ta relativizoj kundërvajtjen e zyrtarit policor duke tentuar t`i dalë krah kolegut në paligjshmëri, shkruan Sinjali.
Këtij zyrtari që bartë uniformën e policisë, nuk i ka pëlqyer lajmi i publikuar gjatë ditës nga Sinjali ku është denoncuar kundërvajtja e policisë.
Ai ka bërë një koment “ironizues”, në faqen e Sinjalit në facebook.
“Namin e pasni ba, e pasni zbulu Banglladeshin”, shkruan polici Ruzhdi Abdullahu nga Gjilani.
Por, komenti i tij nuk ka kaluar pa reagim. Një qytetar i është kundërvënë zyrtarit policor duke e pyetur se si do të kishte vepruar nëse një kundërvajtje të tillë do ta kishte bërë ndonjë bashkatdhetar.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë ose pjestarë të Policisë së Kosovës nuk i zbatojnë vetë rregullat e trafikut, duke dhënë shembull të keq për qytetarët.
Në Sinjal, gjatë ditës është publikuar një shkrim pasi një sinjalizues kishte dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se si një pjesëtar i Policisë së Kosovës kishte parkuar automjetin zyrtar në trotuar.
Një shembull i tillë dëshmon se qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit dhe se në disa raste të tilla si kjo, policët janë mbi ligjin./Sinjali/