Gazeta Sinjali sot raportoi për riarrestimin e një personi, afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.
Ai fillimisht ishte arrestuar si i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje, por për shkak të agresivitetit të treguar, me urdhër të prokurorit, ishte dërguar për trajtim mjekësor në këtë qendër.
Derisa po trajtohej në QKUK, ai sulmoi zyrtarët policorë dhe arriti që të arratiset.
Mirëpo, policët ia dolën që ta prangosnin sërish, nën kërcënimin e armës.
Në rrjete sociale është publikuar një video e re nga momenti i arrestimit të tij, në të cilën shihet se njëri nga pjesëtarët e policisë e godet të arrestuarin, i cili shihet se është i lidhur me pranga./Gazeta Sinjali/