image Policët serbë i zhveshin uniformat e Policisë së Kosovës, pas vendimit për bojkotim të institucioneve

Politikë

Policët serbë i zhveshin uniformat e Policisë së Kosovës, pas vendimit për bojkotim të institucioneve

news image

Zyrtarët e Policisë së Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të kryetarit të Listës Serbe Goran Rakiq pët bojkot të institucioneve të Kosovës. Ky vendim u mor në takimin e zhvilluar në Zveçan.

Më pas, eprorë të Policisë së Kosovës kanë zhveshur uniformat në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Në këtë takim me dyer të mbyllura, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë këtu edhe punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.

/GazetaSinjali/