image Policët që vdiqën nga COVID-19 nderohen nesër me ndezje të qirinjve në Prishtinë

Sociale

Policët që vdiqën nga COVID-19 nderohen nesër me ndezje të qirinjve në Prishtinë

news image

Para Teatrit Kombëtar nesër do të ndizen qirinj në nderim të pjesëtarëve policorë që vdiqën nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky aktivitet i organizuar nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të fillojë nga ora 14:00 dhe do të zgjasë 20 minuta.

Arsyeja e zhvillimit të këtij aktiviteti, kjo shoqatë thotë se është falenderim për pjestarët e Policisë së Kosovës që pavarësisht rrezikun ata çdo herë janë në krye të detyrës.

“Arsye tjetër është se gjatë këtyre 16 viteve aktivitet të shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, çdo herë e kemi pasë përkrahjen e parezervë që nga drejtori i Policisë e deri te polici në trafik apo stafi civil”, thuhet në komunikatën e shoqatës./Gazeta Sinjali/

Njoftimi i plotë:

Media të nderuara,

Ju ftojmë që ta përcjellni eventin e radhës së shoqatës “Miqtë e Amerikës”, “Nderim policëve e stafit civil që kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19”.

Gjatë këtij viti kemi bërë veprime falenderuese edhe ndaj përkrahësve tjerë të aktiviteteve tona; zjarrfikësave e personelit mjekesor.

Arsyeja e zhvillimit të aktiviteti, është falenderim për pjestarët e Policisë së Kosovës që pavarësisht rrezikun ata çdo herë janë në krye të detyrës.

Arsye tjetër është se gjatë këtyre 16 viteve aktivitet të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, çdo herë e kemi pas përkrahjen e parezervë që nga drejtori i Policisë e deri tek polici në trafik apo stafi civil.

Forma e organizimit të aktivitetit:

Do ketë rollapa me foto të policëve të vdekur e stafit civil (9 sish), dhe do ndezen qirinjë nga drejtori i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi e disa aktivistë.

Data e organizimit: 04.09.2020 (E premte).

Vendi: Para Teatrit Kombëtar

Ora: 14:00 deri 14:20

P.S. I lusim aktivistët e qytetarët që për shkak të Pandemisë të mos grumbullohen afër apo të vijnë në event, ngase kemi marrë leje nga institucionet relevante shtetërore që aktiviteti të zhvillohet me vetem pesë (5) persona.