Dy eprorë të lartë policorë, Lubisha Kragoviq e Millosh Vllashkoviq, njëri komandant i njësisë së trafikut në Zveçan, dhe tjetri shef i operativës poashtu nga ky stacion, kanë keqpërdorur veturën e shtetit për nevojat familjare.
Ata janë parë sot në pazarin e veriut të Mitrovicës, duke blerë pemë e perime me veturë zyrtare.
KP ka arritur t’i fotografojë këta zyrtarë policorë, ku shihet vetura e policisë me targa 173-04, derisa në bagazhin e saj futen gajbe me domate dhe dredhëza.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët policorë janë kritikuar për keqpërdorim të automjeteve zyrtare për nevoja personale./Gazeta Sinjali/