image Policët e përfshirë në rrahje përfundojnë në Inspektorat

Kosovë

Policët e përfshirë në rrahje përfundojnë në Inspektorat

news image

Burimet nga policia e Kosovës bëjnë të ditur për Sinjalin se pjesëtarët e policisë, të cilët janë përfshirë në përleshje mes vete tashmë janë duke u intervistuar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ndaj tyre pritet të ndërmerren masa lidhur me shkeljen e rëndë të detyrave të punës dhe Kodit Etik të Policisë.

Burimet e Sinjalit konfirmojnë se dy pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës kanë rrahur rëndë kolegun e tyre, përderisa i njëjti i kishte ndaluar në trafik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në Prishtinë.

Inspektorati nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht rastin.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me zhvillimet rreth këtij skandali në policinë e Kosovës. /Sinjali/