image Pogba pritet të mungojë 10 javë për shkak të lëndimit të rëndë

Futboll

Pogba pritet të mungojë 10 javë për shkak të lëndimit të rëndë

news image

Lëndimi i rëndë që pësoi lojtari i Manchester United, Paul Pogba, në stërvitjen e parë me kombëtaren franceze ka rezultuar më i rëndë se sa është parashikuar.

Mesfushori u është nënshtruar disa analizave të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Analizat kanë vërtetuar dëmtimin në pulpën e këmbës, ku si pasojë Pogba e ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik pasi do të mungojë për 10 javë.

Paul Pogba me shumë gjasa do të vihet në dispozicion të Solskjaer në ditët e fundit të muajit janar, duke i humbur kështu të gjitha ndeshjet në Premier League këtë vit. /Gazeta Sinjali Sporti/