Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës së 2 gushtit në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.
Viktima ka marr lëndime të rënda trupore dhe me ç’ rast është dërguar në QKUK.
Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar gjendet në arrati.
Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.