Një person ka raportuar se ka hasur në rezistencë të disa qytetarëve, për ta vendosur bazamentin e mbeturinave në Podujevë, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në të dyshuarën femër, e cila i pengonte zyrtarët në kryerje të detyrës.
Ndaj të dyshuarës rasti është i hapur dhe vazhdon të mbetet nën hetime.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Podujevë 26.09.2020 – 12:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur ne rezistencë të disa qytetarëve, për ta vendosur bazamentin e mbeturinave në atë lokacion. Njësia në vendin e ngjarjes ka hasur të dyshuarën femër kosovare, e cila i pengonte zyrtarët në kryerje të detyrës, ndaj saj është hapur rast dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme” /Gazeta Sinjali/