Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë sonte rreth orës 21:15, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili thotë se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin lidhur me shkaqet e aksidentit.
“Më 27.10.2020 rreth orës 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, në rr. Zahir Pajaziti në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/