image Pochettinos i mungon futbolli, dëshiron rikthimin në Premierligë

Futboll

Futboll/ Pochettinos i mungon futbolli, dëshiron rikthimin në Premierligë

news image

Mauricio Pochettino ka pranuar se i mungon futbolli dhe dëshiron të kthehet si trajner në Premierligë.

Trajneri argjentinas ka qenë i papunë që prej nëntorit, kur u shkarkua nga Tottenham Hotspur.

Ende nuk dihet destinacioni i tij, por Premierliga është njëri nga opsionet e dëshiruara nga Pochettino.

“Për të qenë i sinqertë, unë do të doja të punoja në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Pochettino për Sky Sports.

“Do të jetë e vështirë, unë e di, dhe tani për tani është një moment për të pritur dhe ne do të shohim se çfarë ndodh”.

“Është një moment rikuperimi, të mendoni pak për veten tuaj dhe të jeni gati sepse në futboll gjithmonë mund të ndodhë diçka dhe duhet të jeni gati”.

“Jam gati dhe pres një sfidë të re. Kam besim te vetja dhe besim se sfida tjetër do të jetë fantastike”, tha në fund trajneri argjentinas.

/Gazeta Sinjali/