Chelsea u rikthye mbrëmë te golat dhe te fitorja në ligë pas një kohe të gjatë relativisht të gjatë.
Londinezët mposhtën skuadrën e po të njëjtit qytet, Fulham, me rezultat solid 2-0.
Ishin dy gola të cilat u shënuan në hapësirën e 82 sekondave.
Fillimisht Mykhailo Mudryk realizoi në minutën e 18-të, i cili njëherit shënoi edhe golin e tij të parë me Chelesean në ligë në paraqitjen e 21-të, ndërsa një minutë më vonë, sulmuesi shqiptar, Armando Broja realizoi të dytin, raporton Sinjali Sporti.
Broja shënoi golin e parë me Chelsean pas plot 359 ditëve, që nga tetori i vitit të kaluar.
Pas ndeshjes, Pochettino u shpreh i kënaqur me sulmuesin shqiptar.
“Për [Mudryk] ai shënoi golin e parë në Premier League, dhe për Armando pas një periudhe të gjatë jashtë shënoi sërish. Jam shumë i lumtur për ta, ata e meritojnë.
“Ne duhet të kuptojmë se të rinjtë kanë nevojë për kohë dhe duhet të vendosen. Bëhet fjalë për përshtatjen. Është një ndryshim i madh kur Mudryk mbërriti këtu dhe kur arrin në një ekip, nuk është e lehtë të vendosesh në një ekip që nuk është solid. Ai nuk ishte qershia në tortë, ata duhej të shtonin diçka në ekip.
“Është koha, të kesh durim, t’u besosh këtyre lojtarëve të rinj të talentuar, të ndërtosh vetëbesim. Është një punë e madhe, hap pas hapi. Ndonjëherë njerëzit nuk kanë durim, por për ne ka të bëjë me durimin. Edhe kur nuk fitonim, ishim të qetë, qëndruam pozitivë, kishim besim”, deklaroi ai.