image Lojtarët e PSG-së e kanë mësuar se Pochettino do të largohet/ Zëvendësuesi i tij pritet të jetë Zidane

Futboll

Lojtarët e PSG-së e kanë mësuar se Pochettino do të largohet/ Zëvendësuesi i tij pritet të jetë Zidane

news image

Futbollistët e PSG-së besojnë se ardhja e trajnerit Zinedine Zidane është çështje kohe, pasi trajneri Mauricio Pochettino është i hapur të kalojë te Manchester United.

Pochettino është zgjedhja e parë e Man Unitedit, duke ndjekur shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer në vikend.

Planet tani kanë ndryshuar, pas sugjerime që Pochettino është gati të rikthehet në Premierligë dhe të mos pres deri në fundin e sezonit.

Zidane ka informuar gjigantin anglez që është në pushime dhe është i interesuar për të drejtuar vetëm Francën ose PSG-në.

Marca tani raporton se lojtarët e PSG-së veçse janë duke e pritur emërimin e Zidanes si trajner në vend të Pochettinos.

Raporti shton se lojtarët tashmë janë duke diskutuar edhe për ardhjen e legjendës franceze, gjë që mund të ndodh shumë shpejtë.

Raportohet se trajneri nuk është i kënaqur me kulturën që PSG-ja është duke bërë, sidomos Leonardo, ngase nuk e pyet shpesh herë për disa vendimet.

Ndërkohë, familja e argjentinasit ndodhet në Londër, andaj në rast largimi, Zidane do marrë drejtimin e “Parisienëve”. /Gazeta Sinjali Sporti/