image Pochettino: Tifozët janë të zhgënjyer por nuk brengosem për këtë - e dimë se çfarë po bëjmë

Futboll

Pochettino: Tifozët janë të zhgënjyer por nuk brengosem për këtë – e dimë se çfarë po bëjmë

news image

Chelsea dështoi të fitojë sot në udhëtim te skuadra e Bournemouth, duke mbetur me vetëm një fitore të arritur pas 5 xhirove të para.

“Blutë” ndodhen në pozitën e 14-të aktualisht me vetëm 5 pikë të mbledhura në 5 xhirot e para, me dy barazime, dy humbje e një fitore.

Pas ndeshjes, tekniku argjentinas i Chelseas, Mauricio Pochettino ka dhënë se ata e merituan të fitojnë.

Ndër të tjerash ai tha se tifozët e klubit janë të zhgënjyer por se nuk shqetësohet për këtë gjë.

“Tifozët janë të zhgënjyer për shkak të situatës, por unë nuk jam i shqetësuar për këtë. E them këtë sepse ne me të vërtetë e dimë se çfarë po bëjmë – e merituam të fitonim”, tha për Sky.

/GazetaSinjaliSport/