image Pochettino demanton thashethemet e fundit për pozitën e trajnerit te Man United: Jam i lumtur te PSG

Futboll

Pochettino demanton thashethemet e fundit për pozitën e trajnerit te Man United: Jam i lumtur te PSG

news image

Mauricio Pochettino ka refuzuar t’i bashkohet Manchester United.

Ka pasur shumë zëra që prej shkarkimit të Ole Gunar Solskjaer, por në konferencë për media, para sfidës mes PSG-së dhe Manchester City, trajneri argjentinas mohoi diçka të tillë.

“Thashethemet? Jam i koncentruar në futboll. Jam shumë i lumtur në PSG”, u përgjigj shkurt ai.

Përveç Mauricios, Zinedine Zidane dhe së fundmi Ernesto Valverde janë duke u përmendur për t’u ulur në stolin e Unitedit.

Përpos argjentinasit edhe trajneri spanjoll, Luis Enrique, e refuzoi skuadrën e djajve të kuq.

/Gazeta Sinjali Sporti/