image Mbappe dëshiron largimin e 14 lojtarëve të PSG-së, përfshirë edhe trajnerin

Futboll

Mbappe dëshiron largimin e 14 lojtarëve të PSG-së, përfshirë edhe trajnerin

news image

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe thuhet se dëshiron të shohë 14 njerëz të largohen nga skuadra franceze këtë verë – duke përfshirë menaxherin Mauricio Pochettino dhe sulmuesin e tij Neymar.

23-vjeçari kohët e fundit e angazhoi të ardhmen e tij në klub, duke e shpërfillur Real Madridin për të nënshkruar një marrëveshje të re trevjeçare me vlerë 650,000£ funte në javë me gjigantët francezë.

Si pjesë e marrëveshjes fitimprurëse, besohet se francezit i është dhënë më shumë pushtet në prapaskenë dhe ai mund të vendosë në shitjet dhe blerjet e klubit.

Fituesi i Kupës së Botës dëshiron një largim masiv nga skuadra – duke përfshirë stafin stërvitor dhe lojtarët sipas Mundo Deportivo.

Neymar dhe menaxheri Mauricio Pochettino thuhet se kryesojnë listën për largim.

Thuhet gjithashtu se Mbappe dëshiron të largojë anëtarët kryesorë të skuadrës si Mauro Icardi, Julian Draxler, Ander Herrera, Idrissa Gueye, Leandro Paredes dhe Thilo Kehrer.

Ndërkohë, Danilo Pereira, Layvin Kurzawa, Pablo Sarabia, Juan Bernat, Colin Dagba dhe Sergio Rico mendohet se janë gjithashtu në vijën e largimit.

/GazetaSinjaliSport/