image Dëshiron ta bind me çdo kusht Mbappen të qëndrojë, ja çfarë po planifikon Pochettino të bëjë me francezin ndeshjen e ardhshme

Futboll

Dëshiron ta bind me çdo kusht Mbappen të qëndrojë, ja çfarë po planifikon Pochettino të bëjë me francezin ndeshjen e ardhshme

news image

Klubi francez, PSG po dëshiron të bëjë gjithçka çfarë të jetë e mundur për ta mbajtur francezin Kylian Mbappen edhe më gjatë në Francë, shkruan Sinjali Sport.

23-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, me Real Madrid që deri tani kanë qenë favorit për të nënshkruar me të me parametra zero në fund të sezonit.

Edhe trajneri i parisienëve, Mauricio Pochettino po mundohet të gjej forma se si ta bind francezin të qëndrojë.

Argjentinasi po mendon që t’i japë shiritin e kapitenit yllit francez, në mënyrë që ta bind atë për ta rinovuar kontratën.

“Ne duam më të mirën për Kylian Mbappe për të dhe për klubin – dhe më e mira për Paris Saint-Germain është që Kylian të qëndrojë, është gjithashtu më e mira për Kylian. Po e konsideroj atë si kapiten potencial për nesër”, ka deklaruar ai.

PSG do ti shkojë skuadrës së Clermont të shtunën me fillim nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/