image Pochettino: Futbolli është vetë Messi, më i miri ndonjëherë

Futboll

Pochettino: Futbolli është vetë Messi, më i miri ndonjëherë

news image

Pas shumë muajsh, PSG po përjeton momentin më të qetë të sezonit, falë fitores ndaj Real Madridit në Champions League.

Pothuajse gjithçka është lajm i mirë, pas një ndeshjeje në të cilën është folur për Mbappe dhe gjithashtu Messin.

Këtë të fundit, disa e kanë kritikuar fort se humbi një penallti ndaj “Los Blancos”.

Këtyre kritikave ua pret shkurt e qartë trajneri argjentinas i PSG: “Futbolli është vetë Leo. Ai është më i miri në botë. Kjo penallti e humbur nuk do të ndikojë në besimin e tij. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë, e interpretoi si duhet lojën dhe tregoi përkushtim”.

/Gazeta Sinjali Sporti/