image Dembele paralajmëron rivalët e Botërorit: 38-vjeçari Messi është ende i pandalshëm

Futboll

Dembele paralajmëron rivalët e Botërorit: 38-vjeçari Messi është ende i pandalshëm

news image

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Ousmane Dembele, ka vlerësuar lart perspektivat e Lionel Messit në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se argjentinasi vazhdon të ketë uri për trofe.

Dembele ka paralajmëruar rivalët e Argjentinës për formën e ekipit dhe, në veçanti, për ndikimin e Lionel Messit.

“Ai mund të fitojë çdo trofe. E pashë këtë kur isha te Barcelona”, ka thënë Dembele fillimisht.

“Mosha e tij nuk ndryshon asgjë. Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë. Futbollisti më i mirë në histori”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu theksoi se Messi mbetet ende shumë i rrezikshëm, pavarësisht moshës.

“Ai është ende i rrezikshëm. Ai është tashmë 38 vjeç, por është ende e vështirë për ta ndaluar. Aftësitë e tij mbeten të njëjta”, u shpreh Dembele.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me të, sepse ai është i aftë të fitojë përsëri”, deklaroi sulmuesi francez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/