image Messi ia mbyll derën Barcelonës: Karriera ime në Evropë ka përfunduar

Futboll

Messi ia mbyll derën Barcelonës: Karriera ime në Evropë ka përfunduar

news image

Futbollisti Lionel Messi ka deklaruar se nuk e ka ndërmend që të luaj më në Evropë.

Messi në një intervistë për mediumin francez L’Equipe, mes tjerash ka folur edhe për Kampionatin Botëror të vitit 2026, ku nuk e ka përjashtuar mundësinë që do të jetë i pranishëm.

Ai gjithashtu ka përjashtuar mundësinë që do të luajë në huazim te Barcelona apo te ndonjë ekip tjetër në skuadrat evropiane.

“Jo, jo s’ka shans. Karriera ime në Evropë ka përfunduar”, ka thënë Messi.

“Kapitulli im në Evropë ka përfunduar? Po. Faleminderit Zotit, kam pasë një karrierë fantastike në Evropë dhe kam fituar gjithçka që kam ëndërruar. Tash kam vendosur që të shkoj në SHBA, nuk mendoj që do të rikthehem për të luajtur në Evropë”.

“Desha të rikthehesha te Barcelona, ishte një ide e mirë të jem aty, aty desha që të pensionohesha, por nuk ishte e mundur”.

“Kupa e Botës 2026? Duke pasë parasysh moshën që do të jem në atë kohë, më duket e vështirë, por do të shohim”, ka thënë argjentinasi Lionel Messi.

Përndryshe, Messi ditë më parë e fitoi për herë të tetë Topin e Artë.

/GazetaSinjaliSport/