image Pochettino: Do të kthehem në Premier League ose në La Liga

Futboll

Sport/ Pochettino: Do të kthehem në Premier League ose në La Liga

news image

Trajneri i njohur argjentinas, Mauricio Pochettino, ka thënë se  së shpejti do kthehet në detyrë.

Ai në një intervistë për “Sky Sports”, ka thënë se mendon të kthehet në Premier League ose në La Liga, transmeton Gazeta Sinjali.

“Mendoj të kthehem të trajnoj në Premier League ose në La Liga. Nuk jam i interesuar për ndonjë kampionat tjetër”, citohet të ketë thënë Pochettino.

Ai më tutje i ka komentuar edhe lajmet që kanë qarkulluar së fundmi në mediat e huaja, për ofertat që ai ka marrë.

“Sigurisht që kam pasur oferta, anipse shumë zëra nuk janë të vërteta. Do të marrë kohën e duhur për të vendosur, për të drejtuar në një nga këto dy kampionate. Unë kam prioritetet e mia si trajner dhe dua të punoj i qetë”, ka përfunduar argjentinasi./Gazeta Sinjali/