Mauricio Pochettino ka refuzuar t’i bashkohet Manchester United.
Ka pasur shumë zëra që prej shkarkimit të Ole Gunar Solskjaer, por në konferencë për media, para sfidës mes PSG-së dhe Manchester City, trajneri argjentinas mohoi diçka të tillë.
“Thashethemet? Jam i koncentruar në futboll. Jam shumë i lumtur në PSG”, u përgjigj shkurt ai.
Përveç Mauricios, Zinedine Zidane dhe së fundmi Ernesto Valverde janë duke u përmendur për t’u ulur në stolin e Unitedit.
Përpos argjentinasit edhe trajneri spanjoll, Luis Enrique, e refuzoi skuadrën e djajve të kuq.