Një person është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pasi i njëjti po kërkohej me urdhëresë nga Gjykata e Pejës.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar nga patrulla policore dhe është verifikuar se është person në kërkim, raporton Gazeta Sinjali.
“Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese ne Dubravë- Istog”, njofton policia.
“Gjatë periudhës një mujore (15.02. – 15.03. 2022) Stacionet Policore në kuadër të DRP-Pejë, kanë realizuar Gjashtëdhjetë e dy (62) Urdhëresa të Gjykatës për Vepra të ndryshme kriminale”, përfundon njoftimi i tyre.