Një person i cili po kërkohej me urdhër arrest është arrestuar dje rreth orës 09:40 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Ndue Berisha.
Berisha dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Pushtim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.
Sipas burimeve, i njëjti është dërguar në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega Klinë, ku pas përfundimit të seancës fillestare dhe tërheqjes së revokimit, është liruar.