image "Po i keqtrajton fëmijët tash e tre muaj"/ Burri e raporton gruan në polici

Siguri

“Po i keqtrajton fëmijët tash e tre muaj”/ Burri e raporton gruan në polici

news image

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Atje, një burrë e ka raportuar në polici bashkëshorten e tij për keqtrajtim të fëmijëve.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë provat e këtij rasti.

Ndër të tjera, në deklaratën e dhënë para hetuesve policorë, ai ka thënë se gruaja e tij i ka keqtrajtuar fëmijët e tyre në vazhdimësi këta tre muajt e fundit.

E dyshuara është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, është dërguar për tretman psikiatrik e më pas në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/